Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, numri dy i CDU/CSU: Hap i rëndësishëm, të bëhet siç e ka kërkuar Bundestagu

Mos i humb

Lleshaj medalje nderi zv.drejtorit të policisë italiane, Rizi: E dëshironim lirimin e Alvin Berishës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka dhënë “Medalje Nderi”, zv.drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë Italiane Vittorio Rizzi, për kontributin në forcimin...

I infektuari me Covid tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në makinë! Kapet në Kakavijë dhe gjobitet

Një qytetar nga Konispoli rreth të 50-ave ka tentuar të kalojë përmes pikës së kalimit kufitar në Kakavijë pasi dispononte një test...

Fillojnë shërbimet specialistike në QKUK, do të bëhet hapja graduale e të gjitha shërbimeve shëndetësore

Pas rënies së numrit të të infektuarve me koroavirus, sot është bërë hapja e të gjitha shërbimeve specialistike në QKUK.

Hiqet homologimi për veturat që vijnë në Kosovë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia

Qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë të blejnë vetura jashtë vendit nga sot. Kjo për arsye...

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, e ka përshëndetur nismën e re të pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për reformimin e ligjit zgjedhor.

Në një deklaratë për DW nënkryetari i grupit më të madh parlamentar në parlamentin gjerman CDU/CSU, Johann David Wadephul  e ka përshëndetur arritjen e  marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës  së bashkuar në Shqipëri për hartimin e ligjit të ri zgjedhor: “Grupi parlamentar i CDU / CSU në parlamentin gjerman e përshëndet marrëveshjen e djeshme midis qeverisë dhe opozitës. Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sado i mirëpritur është ky kompromis, ai deri tani ka zgjidhur vetëm çështjen procedurale. Tani Bundestagu do të shohë edhe përmbajtjen që do të dalë nga kjo marrëveshje, bëhet e ditur nga qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale në Bundestag. Këtu ia vlen të kujtohet se kushti i dytë i  rezolutës së Bundestagut kërkon nga reforma zgjedhore që ajo të bëhet në përputhje me kushtet e OSBE/ODIHR-it, por edhe që ligji i ri të garantojë një “financimin transparent të partive dhe fushatave zgjedhore” dhe të marrë parasysh rezultatet e komisionit “ad hoc” për reformën  dhe rekomandimet e ODIHR-it, në 5 shtator 2019.

Por Bundestagu ka vendosur edhe shtatë kushte të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e kapitullit të parë të negociatave.Megjithatë, ende nuk dihet aktualisht se a do të bëjë BE-ja ndryshime në procedurën aktuale të zgjerimit, nisur nga fakti që presidenti francez Emmanuel Macron nuk qëndron pas procedurës aktuale të zgjerimit. Ai ka dalë me një propozim të vetin, ku parashikon një anëtarësim me shtatë etapa. Në fund të janarit Komisioni do të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e presidentit francez.  Qarqet pranë CDU/CSU në Berlin i thanë DW se dakordësimi me  Francën për  procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra , në maj të këtij viti. Së fundmi,  Franca kishte dhënë sinjale se po e rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave. Në një takim që pati në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020), Macron tha se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. /DW

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rrjedhin gjitha detajet e Google Pixel 5, pak para lansimit!

Google ka vendosur të mbajë një ngjarje më vonë sot gjatë ditës, ku kompania do të zbulojë zyrtarisht modelin e ri të...

Rusi, 169 viktima dhe mbi 8.900 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

Macron telefonon Putinin: Duhet një armëpushim i plotë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për armëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre...

Ukrainë, 5 të vdekur gjatë zjarreve pyjore

Gjatë zjarreve pyjore në Lugansk, në lindje të Ukrainës, për vdekje kanë pësuar pesë persona. Në njoftimin e Ministrisë...

Sinjalet e Fshehura Që Tregojnë se i Keni Enët e Gjakut të Bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike...