“Marrëveshja për refugjatët BE-Turqi me ndikim të madh në Mesdhe”

Mos i humb

 

 

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin të lidhur me Kombet e Bashkuara (OKB), Joel Millman, tha se me marrëveshjen e arritur në vitin 2016 mes Turqisë dhe Bashkimit Europian (BE) me qëllim për të gjetur një zgjidhje për krizën e refugjatëve është shënuar një rënie serioze në numrin e refugjatëve që mbërrijnë në Europë përmes Detit Egje.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Millman ka theksuar se marrëveshja për refugjatët BE-Turqi është me ndikim të madh në Mesdhe.

“Në vitin 2015 mbërritën në Greqi duke kaluar nga Deti Egje mbi 800 mijë refugjatë, ndërsa pas marrëveshjes Turqi-BE, vitin e kaluar ka rënë nën 30 mijë numri i refugjatëve që kanë kaluar nga Turqia në Greqi. Ndërsa këtë vit kjo shifër është rreth 7 mijë”, është shprehur Millman, duke vënë në dukje se kanë besimin që marrëveshja e arritur në mars 2016 mes Turqisë dhe BE-së ka patur një ndikim të madh në rënien e madhe të numrit të refugjatëve.

Sipas të dhënave të OKB-së, këtë vit ka rënë në 36 për qind niveli i të gjithë refugjatëve që mbërrijnë në Europë, i cili në vitin 2015 ka qenë 80 për qind për refugjatët që mbërrinin në Greqi nga Turqia.

Ai gjithashtu tha se pas marrëveshjes BE-Turqi ka rënë edhe numri i refugjatëve që kanë humbur jetën brenda një viti në Detin Egje, ku këto kanë qenë 805 raste për vitin 2015, 434 për vitin 2016, 61 për vitin 2017 dhe për këtë vit deri më tani 19.

“Është në rënie numri i refugjatëve që mbërrijnë në Europë përveç Spanjës, ku deri me 17 prill të vitit të kaluar kjo shifër ka qenë 2.426 refugjatë, ndërsa për këtë vit deri tani ka arritur në 3.499 refugjatë”, theksoi Millman.

– Rritje në numrin e vdekjeve në Mesdhe

Millman, ka paralajmëruar për rritje në numrin e vdekjeve të refugjatëve në Mesdhe, ku sipas të dhënave të OKB-së vihet në dukje se këtë vit është shënuar një ulje prej më shumë se 50 për qind në krahasim me numrin e refugjatëve që kanë mbërritur në Europë nëpërmjet Mesdheut vitin e kaluar, ndërsa ulja në numrin e vdekjeve të refugjatëve ka rënë në 40 për qind.

“Deri tani në Europë kanë mbërritur 17 mijë refugjatë pasi kanë kaluar Mesdheun, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ka qenë 37 mijë” tha ai.

“Kur krahasojmë rënien në numrin e refugjatëve që kanë mbërritur në Europë pasi kanë kaluar Mesdheun me numrin e refugjatëve që kanë humbur jetën vërejmë se është shënuar një rritje në numrin e vdekjeve të refugjatëve në Mesdhe”, theksoi zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Në lidhje me arsyen e rritjes së vdekjeve të refugjatëve në Mesdhe, Millman ka theksuar: “Trafikantët nisën të përdorin gomone më pak cilësore dhe duke i tejmbushur më shumë ato. Rrugët për të mbërritur në Europë janë të njëjtat, por trafikantët zbatojnë mënyra më të rrezikshme. Nëse një gomone ka kapacitet për 70 persona ata marrin 100 madje 130 persona në gomone”.

 OKB paralajmërim për ardhjen e verës

Pasi ka bërë të ditur se me ngrohjen e motit më shumë refugjatë do të tentojnë për të mbërritur në Europë, Millman tha “Kemi shqetësime se mund të shënohet rritje në vdekje dhe në numrin e refugjatëve që do të tentojnë të mbërrijnë në Europë duke kaluar Mesdheun në periudhën e verës”.

“Stina e verës gjithmonë është një periudhë e keqe për krizën e refugjatëve në Mesdhe. Gjatë verës në disa muaj ishin shënuar më shumë se një mijë vdekje. Për këtë arsye jemi të shqetësuar në periudhën e verës”, ka shtuar Millman.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit