“Marrëveshja S-400 mes Turqisë dhe Rusisë akoma në fuqi”

32
0

Turqia mbetet e përkushtuar në marrëveshjen me Rusinë për blerjen e baterive të saj S-400 për mbrojtje raketore përderisa negociatat po vazhdojnë me Washingtonin për sistemin Patriot, tha sot kryetari i industrisë së mbrojtjes, Ismail Demir.

“Ne (Turqia) jemi një vend serioz, marrëveshja jonë me Rusinë vazhdon, ne gjithashtu po negociojmë me SHBA-të”, tha Demir për AA në një deklaratë pas ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mobile të mbikëqyrjes në Ankara.

Demir tha se industria vendase e mbrojtjes është në të njëjtin qëndrim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili paraprakisht tha se Ankaraja zyrtare nuk dëshiron të prolongojë apo të suspendojë blerjen.

Ai shtoi se dorëzimi i sistemit raketor S-400 tashmë është diskutuar me zyrtarët rusë dhe dorëzimi mund të ndodhë në qershor, më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Demir tha se negociatat dypalëshe me SHBA-të do të vazhdojnë, pa zbuluar më shumë detaje.

Tensionet mes Turqisë dhe SHBA-ve janë përshkallëzuar në muajt e fundit pasi Turqia pritet të fillojë me pranimin e sistemit të avancuar S-400 me raketa sipërfaqe-ajër nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar që Turqia të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të sistemin S-400, duke argumentuar se mund të jetë i papërputhshëm me sistemet e NATO-s dhe është një kërcënim për avionët F-35 të gjeneratës së pestë.

Turqia u përgjigj se ishte refuzimi amerikan për të shitur sistemin Patriot që e bëri Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi marrëveshje më të mirë, përfshirë edhe transferim të teknologjisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here