Marrëveshja u miratua: Kur fillon pagesa e pensioneve?

Mos i humb

Qeveria e Zvicrës miratoi marrëveshjen e arritur dhe autorizoi kryesuesin e qeverisë Alain Berset për nënshkrimin e saj me përfaqësuesin përgjegjës të qeverisë së Kosovës. Me miratimin e marrëveshjes nga qeveria e Zvicrës hapet shtegu për nënshkrimin e marrëveshjes ndërshtetërore të sigurisë shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Kërkohet nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë gjithashtu të miratojë marrëveshjen në fjalë për të mundësuar nënshkrimin formal të marrëveshjes. Pas nënshkrimit ngy dy qeveritë nis procesi i ratifikimit dhe marrëvehja hyn në fuqi vetëm pas ratifikimit. Vetëm pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes nis pagimi i pensioneve në Kosovë.

Arsyet e mosvazhdimit të zbatimit të marrëveshjes

Ndër arsyet kryesore për mos vazhdimin e zbatimin të marrëveshjes me ish Jugosllavinë në raport me Kosovën ka qenë pengesat të shumta në Kosovë për zbatimin e marrëveshjes në fjalë. Me plotësimin e kushteve të domosdoshme si, unifikimi i regjistrit civil, aprovimi i legjislacionit pensional, krijimi i strukturave të domosdoshme shëndetësore e arsimore si dhe konsolidimi i kuadrove për zbatim të marrëveshjes janë zhvilluar negociata intensive në mes të grupeve negociuese duke rezultuar me arritjen e marrëveshjes nga palët negociuse më 1 qershor 2017.

Duke marrë parasyshë se Kosova ishte i vetmi vend, nga shtetet e dalura nga ish Jugosllavia, pa marrëdhënie kontrakuale me Zvicrën në rrafshin e Sigurimeve shoqërore, ky hap paraqet pa dyshim një gurëthemel i rëndësishëm dhe një fitore e angazhimit tonë shumëvjeçar drejt arritjes së kësj marrëveshje me qëllim që më në fund të përfundoj diskriminimi selektiv i shtetasve nga Kosova të cilët kanë punuar në Zvicër dhe janë të privuar nga e drejta në pensione në rast të kthimit në Kosovë.

Cilët janë hapat në vazhdim dhe kur do të paguhen pensionet?

Ajo që më së shumti u intereson të prekurve është pyetja se kur do të paguhen pensionet. Me miratimin e marrëveshjes tanimë edhe Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejtë të miratojë formalisht marrëveshjen në fjalë dhe ajo të nënshkruhet nga përfaqësuesit qeveritarë të dy shteteve. Me nënshkrimin e marrëveshjes nga dy qeveritë vazhdon procesi duke e dërguar marrëveshjen në parlament për ratifikim. Kjo marrëveshje hyn në fuqi vetëm pas ratifikimit nga parlamentet e dy vendeve dhe vetëm duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të prekurit mund të realizojnë të drejtën e tyre të merituar në pensione. Personat të cilët kanë tërhequr kontributet nuk kanë të drejtë në pensione.

Çka ndodhë me periudhën nga 1 prilli 2018 der në hyrje në fuqi të marrëveshjes së re

Marrëveshja në fjalë nuk parasheh pagesën retroaktive të pensioneve. Përfitimet janë të mundshme vetëm nga hyrja në fuqi të marrëveshjes, sipas informacioneve të Entit Federal për Sigurime Shoqërore të datës 24 shkurt 2017, pasi që marrëveshja në tërësi publikohet vetëm pasi të hyjë së saj në fuqi. Kërkesa kryesore në këtë proces ka qenë dhe mbetet pa dyshim pagesa retroaktive e pensioneve e jo vetëm nga data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Këta persona gjatë një periudhe mbi tetë vjeçare në mungesë të marrëveshjes nuk kanë gëzuar trajtim të barabart duke mbetur pa pansionet e merituara me djersë. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi në të gjitha fazat e këtij procesi që pala Kosovare para, gjatë dhe pas negociatave të parashtroj këtë kërkesë të arsyeshme dhe të kërkoj një zgjidhje për këtë kategori të personave. Mospërfillja e kësaj kërkese dëshmon më së paku mungesën e gadishmërisë së palës Kosovore për një angazhim të mirëfillt në interes të shtetasve të vet. Kërkohet nga pala Kosovare që e drejta legjitime e përfshirjes së kësaj kohe mbi tetëvjeçare pa pensione të merret parasyshë në mënyrë që të prekurit të gëzojnë të drejtën e tyre për pensione retroaktive.

Hapat e domosdoshëm

Qeveria e Kosovës duhet të miratoj sa më shpejt formalisht marrëveshjen e arritur më 1. Qershor 2017, duke sinjalizuar kështu si tek autoritetet zvicerane ashtu edhe te shtetasit e prekur gatishmërinë e saj për nënshkrimin e marrëveshjes në nivel ministrash. Ky veprim është urgjent dhe i domosdoshëm për nënshkrimin formal dhe kalimin në fazën e ratifikimit. Ky veprim do të hapte rrugën përfundimit sa më të shpejtë të të kësaj padrejtësie shumëvjeçare. Njëkohësisht është e domosdoshme që qeveria e Kosovës të nis një fushatë informuese për të prekurit në fazën përfundimtare të këtij procesi.

Duke marrë parasyshë angazhimin tonë shumëvjeçar këmbëngulës mund të thuhet se ky shteg maratonik tanimë ndodhet në fazën përfundimtare dhe të pakthyeshme. Shpresoj thellë se procesi i ratifikimit do të jetë i shpejtë, pa pengesa tjera gjatë rrugës, që të përfundojë ky diskriminim selektiv i shtetasve të Kosovës pa fajin e tyre dhe të prekurit më në fund të fitojnë pensionet e tyre merituara./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit