Marrëveshje e re për Brexit? Britania dhe BE nisin bisedimet në Luksemburg

Mos i humb

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian ende nuk kanë mund të realizojnë një marrëveshje për ndarjen mes tyre. Ndërkohë, pas dështimeve të draft-marrëveshjeve të mëparshme, mësohet se Londra dhe Brukseli shprehin optimizëm për një ujdi të re për Brexit.

Liderët e BE dhe Britanisë janë mbledhur në Luksemburg për samitin e Bashkimit Europian, ku dhe do të diskutojnë për  marrëveshjen e Brexit. Kjo javë është vendimtare për Brexit, ndërsa palët pranojnë se diskutimet janë vështirësuar nga çështja e kufirit Irlandez.

“Do të punojmë për një Brexit të rregullt deri në minutën e fundit. Por ne jemi të përgatitur për faktin që Britania e Madhe me shumë gjasë do të shfaqet si konkurrent i BE-së, pra do të sfidojë Unionin në aftësinë e tij për të konkurruar dhe në përgjegjësitë gjeopolitike”,deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

 “Arritja e një ujdie është akoma e mundur. Por natyrisht, marrëveshja duhet të funksionojë për të gjithë. Kjo është koha e duhur për t’i kthyer qëllimet e mira në dokument ligjor”,shtoi Michel Barnier, kryenegociatori për Brexit i BE-së.

Ndërkohë, ministri i Britanisë së Madhe për Brexit është shprehur se; “Bisedimet po vazhdojnë. Duhet t’u japim atyre hapësirë, por negociata të detajuara janë në vazhdim dhe një ujdi është akoma e mundur”./ Opinion.al 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit