Martin Schulz hoqi dorë nga ambiciet për postet ministrore

Mos i humb

Kryetari i Partisë Socialdemokratike (SDP), Martin Schulz, tha se ka hequr dorë për t’u bërë ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Gjermanisë për shkak të turbulencave në partinë e tij, pasi u lidh marrëveshje për koalicionin me konservatorët e kancelares Angela Merkel.

Në deklaratën me shkrim, Schulz theksoi se votimi brenda partisë për marrëveshjen me konservatorët u rrezikua nga një diskutim për të ardhmen e saj.

“Deklaroj se nuk do të hyjë në Qeveri dhe sinqerisht shpresoj se kjo do t’i japë fund debateve brenda Partisë Socialdemokratike”, theksoi Schulz.

Funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme momentalisht e ushtron Sigmar Gabriel, i cili para një viti kreun në Partinë Socialdemokratike ia lëshoi Schulz-it, dhe që atëherë u bë një nga politikanët më të popullarizuar në Gjermani.

Partia Socialdemokratike marrëveshjen e koalicionit të cilin e arriti të mërkurën do ta dorëzojë për votim në tërë anëtarësinë e partisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit