Masa të rrepta të sigurisë, pse po frikësohet Serbia

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se gjatë vizitës së presidentit të Rusisënë Serbi  më 17 janar do të merren masa të rrepta të sigurisë. Siç njofton ministria, masat e sigurisë do të jenë të rrepta, derisa do të ketë edhe bllokim për qarkullim të automjete në disa rrugë dhe përgjatë hapësirave kah edhe do të lëvizë presidenti Putin.

Shefi  i Njësisë për Siguri të Personaliteteve dhe Delegacioneve  të huaja Sllavisha Kërstiq, ka bërë të ditur se   gjatë vizitës së presidentit Putin, do të zbatohen masa të  rrepta fizike dhe teknike për mbrojtjen e personalitetit. Poashtu do të ketë masa të shtuara dhe kontroll të rreptë edhe përreth objekteve të cilat do të vizitohen nga Putin.

Edhe Shefi i Policisë Rrugore të Drejtorisë së Policisë për qytetin e Beogradit Dragan Bogosavac vuri në dukje se gjatë vizitës së Presidentit të Federatës Ruse në zonën e kryeqytetit janë marrë masa maksimale të shkallës së parë të sigurisë.

“Çdo formë e trafikut do të ndalohet përgjatë hapësirës ku do të lëvizë së Putinit, si dhe në rrugët që janë në afërsi të tij. Do të ketë gjithashtu një ndalim për automjetet e parkimit në rrugët që janë në rrugën e lëvizjes së një personi të mbrojtur, “tha Bogosavac shkruan Danas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit