Masakrohet kurora e gjelbër në Durrës, nis ndërtimi i 4 pallateve

Mos i humb

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

E konsideruar si zonë me rrezikshëri të lartë sizmiologjike për shkak të të erozionit, e rrëshkitjeve masive të dherave, në këtë zonë ndërtimet u pezulluan për dekada me radhë, po ashtu edhe prerja e pemëve. Pemët të mbjella 70 vjet më parë me punë vullnetare për të parandaluar erozionin, po priten nga një firmë ndërtimi e cila ka marrë leje për ndërtimin e katër godinave pallate, pikërisht në majë të kodrës.

Banorët kanë reaguar duke protestuar ndaj masakrës që po i bëhet lagjjes së tyre. Fillimisht ata nisën një betejë ligjore dhe Gjykata e Shkallës së Parë dha vendim si masë sigurie pezullimin e punimeve. Jola Hysa një prej banorëve tregon se si asnjë prej instiucioneve vendore dhe qëndrore nuk ka marrë parasysh këresat e banorëve të lagjjes, të cilët rrezikohen seriozisht nga ndërtimi i këtyre godinave në majë të kodrës, pak metra larg prej vilës së Zogut.

Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë ju dha të drejtë banorëve në Gjykatën e Apelit ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Banorët akuzojnë drejtpërsërdrejti trupën gjyqësore që mori në shqyrtim këtë vendim.

Edhe banorët e tjerë thonë se situata është dramatike pasi prerja e pemëve ka përshkallëzuar çarjen e mureve të shtëpive të tyra që janë aty pranë. Hasan Mejdani është një prej banorëve më të vjetër. Ai thotë se prerja e pemëve të pyllit është tërësisht e ndaluar.

Antonelo Massenti është një shtetas italian, i cili jeton në Duurës fare pranë zonës. Edhe ai i është bashkuar protestës.

Mësohet se firma e cila po ndërton ka leje të rregullt ndërtimi. Problemi që ngrejnë banorët dhe që shtrohet para opinionit publik është si mund të ndryshojë statusi i një zone nga pyll në parcelë ndërtimore, e aq më shumë, në një zonë ku rreziku është shumë i madh?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit