MASHT jep lajmin për njohjen e diplomave nga Shqipëria

Mos i humb

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka njoftuar qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë përfunduar studimet Bachelor, Master dhe të Doktoratës në Republikën e Shqipërisë, si dhe ata të cilët janë në proces, se më nuk do të presin me vite për t’u pajisur me një vendim për njohje të diplomës.

Njoftimi i ministrit Bytyqi:

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës, të cilët i kanë përfunduar studimet Bachelor, Master dhe të Doktoratës në Republikën e Shqipërisë, si dhe ata të cilët janë në proces, se më nuk do të presin me vite për t’u pajisur me një vendim për njohje/barasvlerë të diplomës.

MAShT-i ka identifikuar problemet kryesore që shkaktojnë këto vonesa dhe ka eliminuar disa procedura burokratike, siç është verifikimi i autencitetit të diplomës, i cili deri më tani është bërë përmes një rruge shumë të gjatë.

Tashmë verifikimi i autencitetit të diplomave të fituara në Republikën e Shqipërisë, do të bëhet përmes vulës apostile dhe NARIC-ut i mbetet të merret vetëm me procedurat tjera siç janë: sigurimi i informatave për akreditim të institucionit dhe programit të studimit. Procedura e tashme që verifikimi i autencitetit të diplomës të bëhet përmes vulës apostile (praktikë të cilën e kanë edhe vendet e zhvilluara), shkurton periudhën kohore në maksimum dy muaj procedurë.

Me këtë rast, njoftojmë se jemi në procedurë që këtë praktikë ta aplikojmë edhe me vendet tjera të rajonit dhe shpresojmë që edhe ata ta mirëpresim këtë iniciativë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit