Matcha, bima me veti të jashtëzakonshme medicinale e ardhur Lindja

Mos i humb

Matcha është një nga risitë dhe trendet me të shumëpërfolura të momentit.

Së fundmi, kemi dëgjuar të flitet për çajin matcha, me ujë apo qumësht, për ëmbëlsirat me shije matcha, maskat me matcha dhe elementë të tjerë që na e bëjnë të na tingëllojë si një përbërje ekzotike dhe mjaft aktuale.

Por, në të vërtetë tradita e pluhurit Matcha daton shekuj e shekuj më parë, qysh nga kur Kina drejtohej nga dinastitë, e Japonia qeverisej nga Klanet Shogun.

Matcha është një pluhur i imët që përftohet nga majat e gjetheve të një lloji të caktuar çaji jeshil. Së pari, kjo teknikë u përdor në Kinë nga shekulli i VII deri në shekullin e X; çaji jeshil piqej për t`u tharë në mënyrë që të mund të kompresohej në “tulla” që do ta lehtësonin transportimin dhe tregtimin e tij.

Përsosja e përbërjes të Matchës ka ardhur në sajë të kultivimit të farave të çajit jeshil nga murgjit Budist të tempujve Zen dhe Chen. Nga aty ka gjeneruar gjithashtu rituali i bërjes të çajit. Ceremonia e quajtur “Chado” që do të thotë, “Rruga e çajit” ose “ Mënyra e të bërit çaj” është e konceptuar mbi pesë elemente kyç: WA – KEI – SEI dhe JAKU që janë përkatësisht: harmonia, respekti, pastërtia dhe qetësia.

Pluhuri, në vetvete, sot tregtohet në tre kategori ose Grada:

Grada ceremoniale – është matcha e përdorur në tempuj, që veçohet si nga rritja e bimës e deri tek shtypja në sajë te gurëve të granitit, ky është versioni më i kushtueshëm i matchës dhe dallohet për shijen UMAMi të tij./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit