Maturantët e “artë”, më të mirët fitojnë të drejtë studimi në çdo degë

Mos i humb

Kristiani është një nga maturantët më me fat. Falë studimit intensiv në shkollën e mesme, të cilin e përfundoi me mesatare 9.9, ka të drejtë të zgjedhë mes 9 degëve ku është shpallur fitues absolut.

“Unë jam fitues në 9 degë, nga 10 që zgjodha. Mendova që ekonomiks është dega më e mirë për mua, më ka pëlqyer ekonomia që në gjimnaz. Ishte preferenca ime e parë, kisha edhe 8 degë të tjera, mjekësinë, shkencat politike, drejtësinë, inxhinieri të ndryshme. te mjekësia do kisha një vend pune më të sigurt por që nuk është se do më pëlqente shumë. Ishte shumë e vështirë të zgjidhje sepse duhet të mendohesha mirë”, shprehet Kristiani.

30 gushti është data e parë kur në të gjitha universitetet ka nisur zyrtarisht procesi i regjistrimeve për raundin e parë, i cili do të ketë 7 faza pranimesh.

“Studentët e interesuar për në Fakultetin e Ekonomisë kanë qenë më të njëjtin fluks si vitet e tjera, ka shumë maturantë që interesohen edhe për kuotat e mëvonshme. Pothuajse është e njëjta ecuri. Ky raund do të vijojë deri në 12 shtator me faza 48-orëshe, më datë 13 kanë të drejtë të çregjistrohen. Por edhe nëse çregjistrohen e bëjnë për tu regjistruar në po një degë tjetër të fakultetit të ekonomisë”, deklaroi Lindita Zyka, kryesekretarja e Fakultetit të Ekonomisë.

Sekretarët mësimorë thonë se në ditët e para regjistrohen kryesisht më të mirët, siç po ndodh në një nga fakultetet më të kërkuara si ekonomiku, pas të cilit vjen mjekësia, drejtësia, shkencat sociale dhe ato politike. Për të vijuar me raundin e dytë, pas 14 shtatorit, kur do të nisë edhe rishpërndarja e kuotave të mbetura bosh./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit