May në kërkim të mënyrës për zhbllokimin e Brexit

Mos i humb

Kryeministrja britanike, Theresa May është në kërkim të një mënyre për zhbllokimin e Brexit. Marrëveshja e arritur nga May me Bashkimin Europian u refuzua nga deputetët britanikë javën e kaluar.

Burime nga kabineti, thonë se kryeministrja po shpreson të fitojë mbështetjen e deputetëve të partistë së saj Tory dhe deputetëve të DUP duke zgjidhur shqetësimet e tyre mbi planin “backstop” për kufirin irlandez.

May do japë një deklaratë në orën lokale 15:30, njofton BBC.

Javën e kaluar, May tha se do të përqëndrohet në bisedimet ndërpartiake për të arritur një marrëveshje të Brexit që do pranohet nga Parlamenti.

“Backstop” është “politika e sigurimit” në marrëveshjen e tërheqjes, me qëllim që të sigurohet se çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë ndryshim në kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Republikës Irlandeze pasi Britania e Madhe të largohet nga BE.

Si Mbretëria e Bashkuar dhe BE besojnë se kthimi i kontrolleve kufitare mund ta rrezikojë procesin e paqes. Por mënyra e shmangies së këtyre kontrolleve duhet të bihet dakort.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit