Mbajtja e drejtësisë midis fëmijëve!

Mos i humb

Transmetohet nga Nuaman bin Beshiri -Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve-, se ka thënë:
“Babai më dhuroi një dhuratë, por Amrah bint Rauaha tha: “Nuk jam e kënaqur me këtë që bëre, derisa të marrësh për këtë miratimin e të Dërguarit të Allahut -alejhi salatu ue selam- . Atëherë babai shkoi te Profeti -alejhi salatu ue selam- dhe i tha:” Unë i dhashë birit tim, të cilin e kam me Amrah bint Rauaha një dhuratë, por ajo më bëri që të vijë tek ti dhe ta dëshmosh (miratosh) këtë vepër.”
Profeti -alejhi salatu ue selam- e pyeti:”A i ke dhënë fëmijëve të tjerë të njejtën gjë?” Jo, u përgjigj ai. Profeti -alejhi salatu ue selam- i tha:”Kijeni frikë Allahun dhe tregohuni të drejtë me fëmijët tuaj.”
Pas kësaj (babai) e ktheu mbrapsh dhuratën.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitojmë nga hadithi
Nxitja e prindërve, që të kujdesen siç duhet në edukimin e fëmijëve, duke bërë që ata të duhen e që midis tyre të sundojë drejtësia.

Nxitja e prindërve, që të sillen me fëmijët e tyre në atë mënyrë që do të fitojnë respektin nga ata dhe jo në mënyrën, që i çon fëmijët tek mosrespektimi i prindit të tyre.

Nuk lejohet të dëshmohet (miratohet), diçka që nuk është ligjëruar.

Nëse dikujt prej fëmijëve i ka dhënë Allahu mirësi, dhunti ose sjellje të veçantë që e dallojnë nga të tjerët, ose meriton kujdes sepse është më i vogël nga të tjerët, apo është i sëmurë, etj…sërisht kërkohet nga prindërit që të tregohen të urtë, pra të veprojnë duke mos ngjallur xhelozi në zemrat e fëmijëve të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit