Mbështetësi i Gylen drejt ekstradimit në Turqi, Shqipëria i refuzon kërkesën për azil

Mos i humb

Autoritetet shqiptare i refuzojnë kërkesën për azil mbështetësit të lëvizjes “Gylen” Selami Simsek.

Në mars, shtetasi turk, Selami Simsek i cili u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, fitoi lirinë në Apel. Në momenti që gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë për shkak se ai e kishte përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për sa kohë që tentoi të largohej përmes

Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, me vizë false, Simsek pati një ecejake të gjatë dhe në mungesë të transparencës nga autoritetet shqiptare.

Simsek u transferua në qendrën e Kareçit në Vorë në pritje të përgjigjes për azil por me sa duket tashmë është drejt ekstradimit. Kujtojmë se miku i tij, mësuesi turk Harun Çelik, u dëbua drejt Turqisë, pa i dhënë mundësi për apelim sapo la qelinë në 1 janar.

Po ndërkohë OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe “ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek’.

Ekstradimi surprize me aksion policor të beftë në orët e para të një janarit u kritikua nga PD si dhe nga Brukseli. Po kështu ndalimi i turkut Selami Simsek ngjalli dyshime se mund të përsëritej ekstradimi i paligjshëm.

Me anë të një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – organe të rëndësishme këto për të drejtat e njeriut të OKB-së, kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami Şimşek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.

Komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga organet për të drejtat e njeriut të OKB-së mbi shtetasit turq pason vendimin e ndërmjetëm të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së të datës 9 janar 2020, me anë të së cilit qeverisë shqiptare i kërkohet të mos e kthejë z. Selami Şimşek në Turqi, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbi këtë rast nga ky Komitet.

Gjithashtu vendimi i ndërmjetëm i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili është i detyrueshëm dhe drejtëpërdrejtë i zbatueshëm nga qeveria shqiptare, i kërkonte autoriteteve të marrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim që z. Şimşek t’i mundësohet akses tek përfaqësuesi ligjor dhe familjarët e tij; si dhe të pranojnë, regjistrojnë dhe përcjellin kërkesën e tij për azil tek organet kompetente për shqyrtim.

Qeeveria Erdogan ka ushtruar presion mbi shtetet e Ballkanit për t’i dorëzuar policisë turke aktivistët gylenistë që i cilëson përgjegjës për grushtin e shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit