Ballina Bota Mbetet i panjohur fati i shumë dijetarëve ujgurë në Kinë

Mbetet i panjohur fati i shumë dijetarëve ujgurë në Kinë

28
0

Një numër i madh i dijetarëve dhe akademikëve ujgurë në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang në Kinë dyshohet se mbahen nën arrest në kampe të koncentrimit.

Supozohet se mbi një milionë turq ujgurë mbahen në kampe të koncentrimit ose në burgje të Kinës si të burgosur në mënyrë arbitrare me akuzën e “ekstremizmit fetar” që nga viti 2016.

Sipas të dhënave që AA ka përpiluar nga Parlamenti Evropian (PE), Amnesty International dhe Humans Rights Watch (HRW), në mesin e ujgurëve të shumtë të cilëve nuk u dihet fati dhe dyshohet të jenë burgosur gjenden akaemikë, artistë, sportistë profesionistë dhe shkencëtarë.

Prijësi fetar i komunitetit ujgur, si Muhammad Salih Hajim, si dhe akademikët Abdulnehed Mehsum dhe Ayhan Memet, kishin humbur jetën teksa mbaheshin në kampe. Përmes një vendimi në tetor të vitit 2018, PE shprehu shqetësim të madh nga vdekjet në fjalë.

Përkundër të gjitha thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar, akademikët si Eli Mamut, Hailaite Niyazi, Memetjan Abdulla, Abduhelil Zunun dhe Abdukerim Abduwel, emrat e të cilëve gjenden edhe në raportin e PE-së, ende mbahen në mënyrë arbitrare nga qeveria kineze.

Në mesin e të zhdukurve që kishin zgjuar reagim ndërkombëtar ishte edhe profesoresha Rahile Dawut, kryetare e një instituti ujgur për studime kulturore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here