Mbi 11.500 tërmete tronditën Indonezinë vitin e kaluar

45
0

Gjithsej 11.577 tërmete goditën Indonezinë në vitin 2018, njoftoi Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMGK) e Indonezisë.

Kryetarja e agjencisë, Dwikorita Karnawati, tha se numri i tërmeteve në vitin e kaluar, gjitshej 11.577, paraqet rritje të konsiderueshme nga ai i vitit të kaluar, ndërkohë që 297 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 5 shkallë.

Karnawati theksoi se numri i tërmeteve është rritur vazhdimisht në Indonezi, pasi në vitin 2013 në vend ndodhën 4.234 tërmete, 5.292 në vitin 2015 dhe 7.172 në vitin 2017.

Ajo rikujtoi se tërmeti i vitit të kaluar në Palu dhe Lombok shkaktoi shkatërrime të mëdha dhe se mijëra persona u ndikuan nga katastrofat në fjalë.

– 38.354 tërmete në shtatë vitet e fundit

Indonezia është goditur nga 38.354 tërmete mes viteve 2013 dhe 2018, ndërkohë që mijëra persona humbën jetën nga tërmetet që ndodhën në ishuajt Sumatra, Lombok dhe Sulawesi.

Gjithsej 43 persona humbën jetën në tërmetin prej 6,2 ballësh që dridhi Ishullin Sumatra në lindje të vendit në korrik të vitit 2013, kurse 104 nga ai me intensitet 6,5 shkallë në dhjetor të vitit 2016.

Ndërkaq, 563 persona pësuan nga tëmretet me intensitet 6,3, 6,9 dhe 7 në fund të korrikut dhe në gusht në Ishullin Lombok, kurse 2.256 të tjerë nga tëmreti prej 7,5 ballësh dhe cunami pasues në Ishullin Sulawesi më 28 shtator.

Nga ana tjetër, 437 humbën jetën nga cunami që goditi brigjet e provincave Banten dhe Lampung si pasojë e shkëputjes se një mase të madhe gjatë shpërthimeve nga aktiviteti i Vullkanit Anak Krakatau në Ngushticën Sunda më 22 dhjetor.

Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturin “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here