Mbi 300 mijë njerëz janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Mos i humb

Numri i njerëzve të shëruar në të gjithë botën nga koronavirusi i ri tejkaloi sot shifrën 300.000 në mëngjes, tregojnë të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Që kur u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, me numrin e rasteve të konfirmuara që tani tejkalon 1.42 milionë persona.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën deri tani kap shifrën mbi 82 mijë.

Italia, Spanja, Franca dhe SHBA vazhdojnë të jenë vendet më të goditura sa i përket vdekjeve.

Italia ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi me 17,127, e ndjekur nga Spanja me 14.045 dhe Franca me 10.343.

Britania e Madhe ka raportuar 6.171 vdekje ndërsa Irani 3.872.

Që nga e marta në mbrëmje, numri i të vdekurve në SHBA është rritur në mbi 12.700.

Turqia të martën konfirmoi se 76 persona tjerë në vend kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 725, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 34.109 pasi 3.892 persona rezultuan pozitiv, tha para gazetarëve ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e kaluar e shpalli sëmundjen pandemi globale dhe Evropën epiqendrën e saj të re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit