Mbi 7 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mos i humb

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 7 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 7.003.160 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1.379.450), Brazili (1.117.922), India (476.554), Rusia (472.511), Kili (271.703), Irani (209.463), Peruja (204.748), Italia (193.640), Turqia (187.511) dhe Gjermania (182.700).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 549.616 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 11.489.976.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit