Mbi 700 ektremista hebrenj hyjnë në Al-Aksa

Mos i humb

Në kompleksin Al-Aksa sot në mëngjes në shoqërim të policisë hynë 720 hebrenj radikalë, bëri të ditur Drejtoria e Vakëfeve në Kuds.

Në njoftim theksohet se hebrenjtë të shpërndarë në grupe hynë në Al-Aksa përmes portës El-Megarib.

Dëshmitarët deklaruan se policia izraelite e stacionuar në të gjitha hyrjet e Al-Aksasë, pas kontrollimit të dokumenteve, ka lejuar hyrjen e palestinezëve në oborrin e kompleksit.

Në filmimet që u shfaqën në rrjetet sociale mund të shihet se si forcat izraelite arrestojnë një të mitur i cili, duke reaguar ndaj hyrjes së hebrenjve, hapi flamurin e Palestinës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit