Mbi 700 hebrenj radikalë hyjnë në Al-Aksa

Mos i humb

 

 

Në kompleksin Al-Aksa sot në mëngjes në shoqërim të policisë hynë 720 hebrenj radikalë, bëri të ditur Drejtoria e Vakëfeve në Kuds.

Në njoftim theksohet se hebrenjtë të shpërndarë në grupe hynë në Al-Aksa përmes portës El-Megarib.

Dëshmitarët deklaruan se policia izraelite e stacionuar në të gjitha hyrjet e Al-Aksasë, pas kontrollimit të dokumenteve, ka lejuar hyrjen e palestinezëve në oborrin e kompleksit.

Në filmimet që u shfaqën në rrjetet sociale mund të shihet se si forcat izraelite arrestojnë një të mitur i cili, duke reaguar ndaj hyrjes së hebrenjve, hapi flamurin e Palestinës.

Me rastin e përvjetorit të ditës të cilën hebrenjtë e konsiderojnë si dita e shembjes së Tempullit të Solomonit dhe e quajnë Tisha B’Av, sot pritet të rritet numri hebrenjve që hyjnë në Al-Aksa.

Gazeta izraelite “Yara” më herët ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Al-Aksa kanë hyrë 22.256 kolonë hebrenj, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti 22.206.

“Deri në fund të vitit pritet që ky numër të jetë rekord”, theksohet në raportin e gazetës.

Duke marrë parasysh hyrjet gjatë disa ditëve të fundit, numri i hebrenjve që kanë hyrë në kompleks është më i madh se 23.000.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit