Mbjellja e pemëve vijon në lulishten “Qemal Stafa”

Mos i humb

Fushata e mbjelljes së pemëve në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku shumë qytetarë e institucione janë ndërgjegjësuar pro nismës për krijimin e brezit të gjelbër.

Në vijim të aksionit të Bashkisë së Tiranës për pyllëzimin e qytetit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës vendosi t’i dhurojë kryeqytetit disa drurë dekorativë të llojit Lofata, të cilët iu shtuan lulishtes “Qemal Stafa” pranë Presidencës.

“E vetmja mënyrë e sigurt, me kosto të përballueshme dhe afatgjatë, për të prodhuar më shumë oksigjen është mbjellja e një peme. Ky është parku i “lofatave”, pemë shumë të bukura të dhuruara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Për të gjithë ne këtu do të jetë një kënaqësi fantastike kur të kalojmë buzë këtij parku; do të themi unë isha aty ditën kur u mbollën këto pemë, e do t’i i shohim teksa rriten bashkë me ne, me familjet tona në qytetin e Tiranës”

Veliaj thotë se deri në 2030-ën duhen mbjellë 2 milionë pemë për të kompensuar 200 mijë automjetet që lëvizin në kryeqytet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit