Mbledhësit e mbeturinave rikthejnë vlerën e humbur të librave të gjetura në kosh plehrash

Mos i humb

Punonjësit e ndërmarrjes për mbledhjen e mbeturinave në zonën financiare dhe kulturore të Ankarasë, kanë marrë mbi vete një mision të pazakontë, për të “rikthyer në jetë”, librat e gjetura në koshet e plehrave.

Punonjësit komunalë, tashmë kanë themeluar një bibliotekë në lagjen Çankaya, ku kanë vendosur librat e gjetura aty ku nuk duhet gjetur, në kosh plehrash.

“Në fakt, ne kemi rikthyer vlerën e atyre librave të cilat e kishin humbur të njëjtën, në çastin kur janë hedhur në kosh plehrash”, deklaroi për AA, Shema Keshkaya nga Departamenti për Resurse Njerëzore në Çankaya.

Ai thotë se nisma për rikthmin e librave në jetë është ndërmarrë nga punonjësit komunalë të cilët ishin interesuar për mënyrën se si librat e hedhur në kosh plehrash do të mund të ri-përdoren.

Të vendosur në raftet e librarisë së pazakontë, librat e rikthyer në jetë mirëpresin vizitorët me muzikë klasike e cila luan tërë kohën në bibliotekë.

Në një afat prej tetë muajsh, biblioteka është shndërruar në shtëpi të mbi 5.000 titujve të ndarë në 17 kategori, prozë, histori, politikë etj.

Aktualisht, biblioteka është në gjendje të dhurojë libra për institucionet dhe shkollat e vendit.

Keshkaya thotë se fillimisht biblioteka ishte hapur në godinën e komunës për përdorim të brendshëm për punonjësit dhe familjet e tyre, por me shtimin e interesit, e njëjta është bërë bibliotekë publike.

– Kontrolli i cilësisë

Përveç librave të cilat janë gjetur në koshat e plehrave, pasurimi i bibliotekës bëhet edhe përmes donacioneve të njerëzve të cilët janë vizitorë të së njëjtës.

Njëri nga personat më të lumtur për themelimin e kësaj biblioteke, është grumbulluesi i mbeturinave, 32 vjeçari Serhat Baytemur.

“Kam pasur një dëshirë të madhe të kem një bibliotekë në shtëpi, por tashmë e kam një të tillë këtu, dhe jam i lumtur. Dëshiroj ti lexojë të gjitha”, tha ai.

Huazimi i librave bëhet për një periudhë dyjavore, me mundësi të shtyhet afati sipas nevojës, ndërkohë që libraria shërben edhe si një pushimore për punonjësit komunalë gjatë kohës së drekës ose ndërmjet ndërrimit të turneve.

Projekti ka bërë që të mblidhen libra të dalluara dhe shumë të vlefshme, tha Keshkaya për të shtuar se megjithatë, jo të gjithë librat vijnë në formë të mirë, prandaj punëtorët marrin detyrë shtesë për ti klasifikuar dhe kontrollojnë faqet që mungojnë.

“Qëllimi ynë është të gjejmë libra dhe ti vëmë në dispozicion të fëmijëve dhe qytetarëve tjerë. Dëshirojmë që këta libra të arrijnë në duart e studentëve dhe të krijojnë tek njerëzit shprehinë e të lexuarit”, tha Keshkaya./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit