Mbledhja e PS, Rama i pakënaqur nga puna në rrethe: Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë në qershor

Partia Socialiste e ka zhvilluar me dyer të mbyllura mbledhjen e ditën e sotme, nga ku mësohet se Kryeministri Rama është shprehur i pakënaqur nga puna në terren.

Rama ka kërkuar të punohet më shumë me bazën. “Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë ketë qershor”.

Seanca e kaluar me tensione dhe përjashtime është bërë pjesë e mbledhjes se grupit parlamentar. Rama mësohet t’i ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë. “Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”./Top Channel/