Mbledhja e radhës e dy qeverive shqiptare do mbahet në mars

42
0

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se mbledhja e radhës mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në muajin mars në qytetin e Shkodrës.

Në nëntorin e vitit që e lëmë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kujtojmë se për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.

Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë, ajo e ardhshmja do të jetë në Shkodër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here