Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses, pritet vendimi për dekretin e Thaçit

Mos i humb

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur sot, ku pritet të ketë një vendim final për dekretin e presidentit Thaçi.

Një ditë para se të përfundojë masa pezulluese për dekretin e Thaçit, gjykatësit e Kushtetueses janë mbledhur për të marrë vendimin final në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Pra, në këtë kuadër vendimi në lidhje me këtë çështje mund të publikohet sot.

Ndërkohë, Vetëvendosje në sheshet e Prishtinës me fillim nga ora 17:00 do të mbajë tubim kundër zhvillimeve politike, dhe një vendimi të mundshëm të Kushtetueses që nuk do të shkonte në favorin e tyre.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese më 1 maj e kishte pezulluar dekretin e presidentit Thaçi që i jep të drejtë LDK-së ta formojë qeverinë e re me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, masë kjo që është në fuqi deri nesër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit