Mblidhet Komiteti i EC: Kujdes në jug!

Mos i humb

Reshjet që kanë goditur vendin në 24 orët e fundit cilësohet si reshjet më të mëdha në vlerë absolute në histori nga Emergjencat Civile.
Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth orës 18:00 të së premtes Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile.

Parashikimet nga specialistët e EC bëjne fjalë për një përmirësim të lehtë të situatës në veri të vendit, por kërkojnë vëmendje në jug, ku në fundjavë kërcënimi më i madh mbërrin nga Vjosa dhe Semani.

Sipas Emergjencave Civile, prurjet në Vjosë dhe Seman në datën 2 dhe 3 pritet të dhjetëfishohen në krahasim me prurjet para fillimit të reshjeve.
EC thotë se situata do të ketë një përmirësim të lehtë në datën 4 dhjetor e në vijim.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se në krahasim me përmbytjet në vitin 2015, prezenca e ushtrisë në terren në ndihmë të qytetarëve është pesëfishuar.
Edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se angazhimi i Policisë së Shtetit ka qenë maksimal./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit