Mbushen 14 vjet nga tragjedia e Fushë Arrësit me 14 maturantë kosovarë të vdekur, si u sulmua Fatos Nano

598
0

Kjo e dielë e 14 tetorit sjell ndërmend ngjarjen e 14 viteve më parë, kur në Fushë Arrës të Pukës u aksidentua një autobus me maturantë nga Gjimnazi i Malishevës. Për pasojë 14 sosh vdiqën. Ishin 49 gjimnazistë gjithsej ata që po vinin në Shqipëri për një ekskursion. Rruga e Kombit në atë kohë nuk ekzistonte.

Në Shqipëri ngjarja e rëndë pati dhe një mbingarkesë politike. PD në atë kohë në opozitë, iu vërsul qeverisë Nano si shkaktare të gjendjes së rrugëve. Madje në media doli dhe një video ku ndërsa i gjithë opinioni e kishte të përqëndruar vëmendjen te ajo tragjedi e ishte pushtuar nga dhimbja prej saj, në  Shqipëri e Kosovë, kryeministri Nano gjendej në një Buzuk të Selanikut çakërqejf.

Kjo u intrepretua si një tjetër papërgjegjshmëri e kryeministrit socialistë në goditjen e njëpasnjëshme që po merrte nga opozita e atëhershme. Videoja iu nxorr nga Fiksi që në atë kohë ishte pozicionuar kundër shefit të së majtës në pushtet.  /tesheshi.com/    

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here