Mbyllet greva te Juridiku

Mos i humb

Përfundoi ngujimi i studentëve të Fakultetit Juridik në mbrëmjen e së hënës.

Prej më tepër se një muaji, një grup studentësh të Juridikut vijuan protestën në mjediset e brendshme të fakultetit, duke mos lejuar zhvillimin e mësimit. Ngujimi i grupit të studentëve brenda fakultetit u vu përballë pjesës tjetër të studentëve që donin t’i riktheheshin mësimit.

Për të shmangur vazhdimin e përplasjes mes studentëve, dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha kërkoi nga Ministria e Arsimit gjetjen e mjediseve të tjera që studentët të vijonin leksionet.

Në dispozicion të Fakultetit Juridik u vunë mjediset e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku prej dy javësh studentët ndoqën leksionet dhe seminaret aty, edhe në ditët e fundjavës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit