Mbyllet me sukses Ceremonia e “Konkursit të Inteligjencës” për klasat e 9-ta

Mos i humb

Është mbyllur me sukses konkursi i inteligjencës mes nxënësve më të mirë të klasave të 9-ta të shkollave të Tiranës dhe disa rretheve të tjera.

300 nxënësit finalist mes 1000 nxënësve që morën pjesë në fazën e parë të konkursit, konkuruan sot për të përmbyllur fazën finale të “Konkursit të Inteligjencës”.

Pas provimit final ata vizituan panairin shkencor të përgatitur nga nxënësit e Medresesë së Tiranës, me eksperimente mjaft të larmishme nga lëndë të ndryshme. Gjatë kohës që nxënësit ishin të përqëndruar tek eksperimentet, juria ka korrigjuar provimet duke radhitur konkurentët sipas pikëve.

Më pas u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve që u shoqërua me një program artistik të përgatitur mjaft bukur nga nxënësit e Medresesë ku së bashku me nxënësit konkurentë, morën pjesë prindër dhe mësues të nxënësve.

Në fjalën e mirëseardhjes drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi përgëzoi nxënësit për rezultatet e shkëlqyra dhe iu uroi atyre suksese të mëtejshmë. “Të gjithë nxënësit që morën pjesë në konkursin e ditës së sotme janë fitues.

Ju keni nisur një rrugë shumë të mbarë, atë të dijes. Në emër të Medresesë së Tiranës ju uroj suksese në rrugën tuaj”, theksoi Zaimi. “Një nga qëllimet në jetë është që të zhvillojmë veten duke nxënë e duke mësuar. Në këtë drejtim ju jeni me shumë fat dhe të merituar sepse keni prirje më shumë duke patur mundësinë që të jeni shembuj pozitivë për moshatarët tuaj.

Duhet patur parasysh që shembulli i mirë mbart edhe përgjegjësi ndaj familjes, shoqërisë dhe mbarë kombit tonë. Në emër të Medresesë së Tiranës ju uroj suksese në rrugën tuaj të dijes”, vijoi z. Zaimi. Njëkohësisht ai tha se Medreseja e Tiranës do të vijojë të jetë një mbështetëse e vendosur për përparimin e arsimit dhe edukimit në vendin tonë.

Nga 300 nxënësit finalistë u shpërndanë çmime e dhurata për 20 nxënësit më të mirë të konkursit.

20 nxënësit më të mirë të konkursit janë: 1. Erin Kërciku 2. Julind Xhani 3. Ilir Islamaj 4. Mervin Balla 5. Kedi Rane 6. Isli Sula 7. Ergi Bogdani 8. Gerald Pemaj 9. Orges Shehu 10. Moira Mosho 11. Irdi Tashi 12. Xhulio Korçanaj 13. Rei Mullaj 14. Arbri Balili 15. Arjana Ismaili 16. Jona Gani 17. Joan Dhrami 18. Tea Kodra 19. Albora Mema 20. Elio Pujo./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit