Mbyllet xhamia Al-Aksa për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Britani, arrin në 1.228 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Britani të Madhe janë shënuar 209 vdekje të reja brenda një dite duke e rritur në 1.228 numrin e të vdekurve në...

Maqedoni e Veriut, rritet në 7 numri i personave të vdekur nga COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë edhe një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID -19), me çka numri i...

Jetonte e vetme/ Zjarr në një shtëpi në Devoll, ndërron jetë e moshuara

Një banesë është përfshirë nga flakët në Devoll dhe për pasojë një e moshuar ka humbur jetën. Mësohet se...

Numrat e emergjencës/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët e mbetur jashtë, ja ku mund të telefonojnë

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i vdekjeve globale nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar...

Për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), është mbyllur kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Drejtori i kompleksit të xhamisë al-Aksa, Omar al-Kiswani, deklaroi se lutjet do të vazhdojnë të bëhen jashtë. Nuk dihet se deri kur do jetë i mbyllur kompleksi Al-Aksa.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson faltoren e tretë më të rëndësishme, kurse hebrenjtë pretedojnë se në këtë vend dikur kanë ekzistuar dy tempuj hebrenj.

Ky vend shpesh është skenë e përplasjeve midis dy grupeve fetare, veçanërisht për shkak se izraelitët futen shpesh në faltore në shoqërim të policisë izraelite.

Në Izrael, gjyqi ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, që duhej të fillonte këtë javë, është shtyer për dy muaj për shkak të kufizimit për tubime publike.

Izraeli ka futur masa rigoroze të udhëtimit dhe karantinës më shumë se një javë më parë, por numri i rasteve të konfirmuara është dyfishuar në dy ditët e fundit, në rreth 200.

Të shtunën, qeveria njoftoi se restorantet, qendrat, kinematë, palestrat dhe kopshtet e fëmijëve do të mbyllen. Shkollat ​​dhe universitetet tashmë janë mbyllur deri në muajin tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë...

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnëPër të dalë pogaçja e mirë,...

Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është me koronavirus

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Qeveria emëron bordet e disa ndërmarrjeve publike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja...

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...