Mbyllje lokale në Katalonjë për shkak të përhapjes së virusit

Mos i humb

Qeveria e Katalonjës njoftoi të shtunën se qarku Segria do të vendoset në masa të mbylljes në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19, (AA)

Banorët u informuan për masat e bllokimit rreth një orë para mbylljes e cila do të hyjë në fuqi në ora 12:00 sipas kohës lokale (ora 10:00 sipas kohës të Evropës Qëndrore)

Qeveria theksoi se njerëzit mund të hyjnë në rajon deri në ora 16:00 (ora 14:00 sipas kohës të Evropës Qëndrore) të shtunën. Pas kësaj, askush nuk do të lejohet të dalë ose të hyjë në zonë përveç nëse bëhet fjalë për qëllime thelbësore si puna.

Presidenti katalanas Quim Torra e quajti vendimin si “të vështirë” në një konferencë për shtyp, por tha se vendimi erdhi pas një “rritjeje të dukshme të rasteve me COVID-19”.

Ministria katalanase e Shëndetësisë konfirmoi të premten 4.030 raste me COVID-19 në provincën Lleida, me një rritje prej 60 nga e enjtja.

Qarku Segria përfshin qytetin Lleida, në të cilin jetojnë rreth 200 mijë njerëz.

Segria, e cila shtrihet në verilindje të Spanjës, kufizohet me rajonin spanjoll Aragon, i cili u bë rajoni i parë spanjoll që shpalli bllokime lokale pas përfundimit të gjendjës së jashtëzakonshme në vend më 21 qershor.

Përhapjet në Lleida përfshijnë bizneset e mbledhjes së frutave, një ndërtesë apartamentesh, një azil pleqsh dhe një vendbanim për njerëzit e pastrehë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit