Më 14 nëntor PE shqyrton kandidatin për Komisioner për Zgjerimin

Mos i humb

Tiranë : 7 të arrestuar, 3 procedohen për dhunë ndaj prindërve, drogë, armëmbajtje pa leje e të dehur në timon

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24...

Arrestohet Shkodrani i shpallur në kërkim ndërkombëtar në 2013-tën.

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një shtetas në Shkodër, të quajtur Arben Bregu 50 vjec, i cili ishte shpallur në...

Kanella më efekive kundër dhimbjeve

Disponueshmëria e informacionit ka bërë të mundur që njerëzit të edukohen rreth temave të ndryshme shumë më shpejtë dhe shumë më lehtë

Tritan Kalo: Kemi ende rrugë me covid-19! Ja ç’do ndodhte po të vepronim si në Suedi

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, në një status në “Facebook”, shkruan se të gjithë “së bashku me mirëbesim dhe mirëkuptim reciprok do t’i...

Parlamenti Evropian caktoi sot datën 14 nëntor si datë kur do të zhvillojë seancën dëgjimore për shqyrtimin e 3 propozimeve të reja për eurokomisionerë në KE, mes tyre është ai i Oliver Várhelyi-n, kandidat për Komisioner për Zgjerimin.

Komisioni i ri Evropian është votuar të drejtohet nga Presidentja Ursula von der Leyen. Kjo e fundit ka pasur detyrë ngritjen e komisionit të ri duke marrë 26 kandidatura nga shtete të ndryshme anëtare të BE-së.

Aktualisht 23 kandidatura janë shqyrtuar nga PE dhe 3 kandidatura janë rrëzuar. Pas problemeve me kandidaturat e Hungarisë dhe Rumanisë (László Trócsányi dhe Rovana Plumb) PE votoi kundër edhe kandidaturës së Francës (Sylvie Goulard).

Hungaria propozoi Oliver Várhelyin si kandidat të ri për eurokomisioner përgjegjës për Zgjerimin dhe Fqinjësinë.

Rumania propozoi Adina-Ioana Vălean për eurokomisionere përgjegjëse për Transportin. Ndërsa Franca propozoi Thierry Breton-in si eurokomisioner përgjegjës për Tregjet e Brendshme.

Nëse 3 kandidaturat e reja do të miratohen nga PE më 14 nëntor, atëherë një javë më vonë, më  27 nëntor i gjithë Komisioni i ri me 26 kandidatët do të kalohet për votim. Ata votohen në bllok dhe nëse KE-ja e re nuk merr votat e mjaftueshme Presidentja Von der Leyen do të duhet të riformatojë propozime me kandidatura të tjera.

Për Shqipërinë, që mbetet në diskutim për hapjen ose jo të negociatave, është me interes se kush do të jetë eurokomisioneri përgjegjës për Zgjerimin.

Varhelyin është aktualisht përfaqësues i përhershëm i Hungarisë në BE. Ai ka punuar në Ministrinë e Jashtme hungareze dhe ka qenë pjesë e bisedimeve të Hungarisë për anëtarësimin në BE. Gjithashtu, Várhelyi njihet si ndër njerëzit më besnikë të kryeministrit Orbán.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rama: Politika shqiptare në stad adoleshenti. Hera e parë që BE ndërhyn në politikën e brendshme të një shteti

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në parlament foli për zhvillimet e fundit politke sa i përket reformës zgjedhore.

Një tërmet 7.1 ballë godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm me fuqi prej 7.1 ballë sipas Rihterit ka ndodhur sot në provincën Maluku Veriore në Indonezi.

Studiuesit thonë se infeksioni i Covid u eksportua nga Europa për në New York

Rastet e para me Covid-19 në Nju-Jork e kanë origjinën në Europë. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Shkolla...

Zvicër : Nga 6 qershori, floktoret do të punojnë me kapacitet të plotë

Nga 6 qershori, lokalet e parukerisë në Zvicër mund të përdorin përsëri kapacitetin e tyre të plotë. Sigurisht,...

Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë: Do t’i kthehemi punës e jo retorikës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë me kabinetin e ri qeveritar. Në fjalën e tij...