“Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe”

50
0

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Kosovës në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviq që të dalin dhe të votojnë për kandidatët e Listës Serbe të dielën më 19 maj “dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive unitetin me shtetin e Serbisë”

Gjuriq tha se më 19 maj do të vendoshet nëse komunat në veri të Kosovës do të jenë komuna serbe, nën kontrollin serb ose jo.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve nga veriu i Kosovës që të mos lejojnë siç tha ai “që politikanë shqiptarë të realizojnë një plan të prishtë , se si të heqin dorë nga kontrolli serb këto katër komuna”

Sipas tij, ideja e politikanëve shqiptarë është që t’i ndajnë dhe përçajnë serbët dhe t’i përdorin disa për të vendosur kontrollin e tyre, transmeton klankosova.

Në zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore garojnë: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here