Me “Air Albania”, familjet në nevojë nga e gjithë Shqipëria udhëtojnë në Stamboll

Mos i humb

Kompania e parë Shqiptare e fluturimeve ka organizuar një ngjarje të veçantë pasi ka mbledhur shumë familje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që marrin asistencë sociale dhe ka vendosur që ti dërgojë për një shëtitje në qytetin e Stambollit në Turqi.

Në këtë udhëtim bashkë me ta ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i tyre i vogël Zaho.

Në bordin e “Air Albania”, që u drejtua drejt Stambollit, kishte dhe shumë fëmijë, të cilët ishin të emocionuar nga udhëtimi i tyre i parë me këtë avion.

“Jam në klasën e tetë në Librazhd, është eksperiencë e bukur, është hera e parë që udhëtoj”, shprehet një vajzë. Një qytetare nga Tirana tha se ëndrra e tij po i bëhet realitet nga se gjithnjë kishte ëndërruar që të udhëtonte me aeroplan. “Mirëmëngjesi dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e “AIR ALBANIA” që me siguri do t’ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të diele super”, ka shkruar Rama që ka publikuar edhe një video të udhëtimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit