Me arrest shtëpiak dhe pranga elektronike kundër terroristëve potencialë

Mos i humb

Policisë duhet t`i jepen më tepër kompetenca veprimi në qasje me terroristët potencialë ose “rrezikuesit” siç janë quajtur me një emër të përbashkët personat nga të cilët mund të pritet rrezik për veprime terroriste. Këtë e ka kërkuar Këshilli Federal, gjegjësisht Ministria e Drejtësisë dhe Policisë, me qëllim luftimin efikas të terrorizmit që në zanafillë të tij.

Fjala është për një zgjerim mjetesh në duar të organeve të rendit, të cilat mund t`i vendosin në arrest shtëpiak pa ndonjë procedurë hetimore personat në fjalë. Këtë veprim ministrja Sommaruga në emër të Këshilli Federal e ka arsyetuar me nevojën që shteti të ndërhyjë me kohë për të luftuar terrorizmin. Dhe për të bërë këtë në mënyrë më efektive, atij i mungojnë mjetet nga fusha e të drejtës penale, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Këshilli Federal.

Krahas arrestit shtëpiak, me propozimin e ri autoritetet fitojnë të drejtën edhe për të bërë vëzhgim të fshehur në internet, të lokalizojnë telefonat mobilë të të dyshuarve dhe madje edhe t`u vendosin atyre pranga elektronike të këmbëve, shkruan albinfo.ch.

Kjo është masa e tretë dhe e fundit e amdhe me radhë në kuadrin e jetësimit të Strategisë për Luftimin e Terrorizmit, e cila është shpallur këtë vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit