Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për grevën e mësimdhënëse dhe humbjet që po u shkaktohen nxënësve me këtë grevë.
Ndryshe shkruan ai se “Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta”.
Siç shkruan Kurti, mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që të vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të qeveritarëve, ndërsa prindërit të vazhdojnë kundërshtimin e grevës me kusht që ta vendonin theksin te rritja e cilësisë në arsim
Postimi i plotë i Kurtit:
Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo do të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.