Me gjysmë trupi duke e thënë Shahadetin e mbyllur sytë përgjithmonë në këtë dunja (Një ngjarje në Egjipt)

Mos i humb

Në një nga fshatrat e provincës Minja të Egjiptit xhemati po falnin namazin e jacisë në xhami, kur papritmas, menjëherë pas përfundimit të namazit u dëgjuan britma nga stacioni i trenit që ishte shumë pranë xhamisë.

Disa të rinj bërtisnin: E shkoli treni, e shkoli treni! Treni shkoli një djalë të ri!

Kur dolëm jashtë, njerëzit veçmë ishin mbledhur dhe ishin bërë turmë reth trupit të viktimës, u afruam edhe ne, ishte djalë i ri, që s’i kishte kaluar akoma të njëzetat, treni e kishte goditur aq fort saqë ia kishte ndarë trupin përgjysmë, gjysma e djathtë kishte mbetur në vend, ndërsa gjysma e majtë e trupit kishte fluturuar disa metra larg nga përplasja e madhe me trenin, por djaloshi, si për mrekulli, ende ishte gjallë. Subhanallah, i Plotfuqishëm je o Zot!

Gjysmë trupi që dridhet si një thupër e lagur, ia shihnim zemrën e tij se si i rreh në gjoks, ia shihnim mushkëritë se si marrin frymë, të gjitha të zbuluara, ndërsa ai ende ishte i gjallë! Iu afrua dikush, e mori kokën e tij në prehër, e mbështolli me duar, iu afrua tek veshi dhe i pëshpëriti: Thuaj: Lailahe il-lall-llah, thuaj: Lailahe il-lall-llah!

Trupi i djaloshit filloi të dridhet edhe më shumë, mundimet po i shtoheshin edhe më tepër, kur ja, më në fund tha: Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, ve esh-hedu enne Muhammeden Resulull-llah. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj së Muhammedi është i dërguari i tij.

Iu qetësua trupi, i pushoi shpirti dhe u nis për te Krijuesi i tij, djaloshi ndërroi jetë. Vdiq me shehadet!

Ata që ishin pranë tij bërtitën: sillni diçka ta bartim trupin! Ndërsa pjesa tjetër e turmës u shpërnda që të kërkojnë pjesët e mbetura të trupit e t’i bëjnë bashkë. Muzgu veçmë kishte rënë, nata me perden e e saj të errët e veshitëronte shikimin, derisa djemtë mundoheshin që me dritat e telefonave të ndriçojnë vendin dhe t’i mbledhin pjesët ë shpërndara të kufomës .

E morën xhenazen me pjesët e bashkuara dhe e bartën deri tek kafeneja më e afërt ku vendi ishte më i ndriçuar që të kërkonin nëpër tesha diçka që t’ju jeptë ndonjë gjurmë për identitetin e të vdekurit.

Duke kërkuar, dikush i kapi dorën e djathtë xhenazes dhe i shtangur nga ajo që pa, bërtiti: Allaaaah!!! Është i krishterë, e ka kryqin në krahun e tij të djathtë, është i krishterë! (Të krishterët në Egjipt e kanë simbol të identifikimit mes tyre, kryqin e vendosur si tatuazh në pjesën e brendshme të krahut të djathtë, mu tek venët. Shën. i përkth.)

Heshtja pllakosi ambientin, askush nuk fliste, në heshtje e morën xhenazen dhe u nisën drejt fshatit fqinj nga ku ishte i vdekuri, derisa mendime të shumta ua përshkonin kokën: si ta lëmë, si ta lëmë? Si të lejojmë ta varrosin në varrezat e të krishterëve kur ai vdiq si musliman?

Po si ti tregojmë familjes, si t’i bindim?

Pastaj, ai ishte i krishterë dhe vdiq pranë xhamisë në fshatin e muslimanëve, po sikur të dyshojë familja se ne e kimi vrarë? Të gjithë mendonin me vete pa pasur guxim ta hapin gojën.

E ndjenin se të gjithë e kanë të njëjtin hall, prandaj heshtnin dhe vazhdonin të ecin në drejtim të fshatit.
Në fillim të fshatit e takuan babain e djaloshit, që kur i pa të gjithë muslimanë duke bartur djalin e tij filloi të qajë dhe ta lëvizë kokën.

Të gjithë e prisnin të fillonte t’i shante, por ai tha diçka krejtësisht tjetër:

-Do të habiteni, -tha, nga kjo që do t’ju rrëfej. Po ju tregoj i turpëruar se djali im ishte i dashuruar pas Kur’anit, ai e donte pa masë dëgjimin e Kur’anit. Po, një i krishterë e donte degjimin e Kur’anit të muslimanëve! –vazhdoi ai.

Sa herë hyja në dhomën e tij e gjeja me dëgjueset në vesh dhe kur e pyesja se ç‘dëgjon? Dëgjoj muzikë baba, –

përgjigjej, por kur ia merrja kufjet dhe i vendosja në vesh e kuptoja që dëgjonte Kur’an. E ndaloja, e shaja, e rrihja, madje i kam thënë që do ta vras nëse nuk e lë këtë ves, por ai më përgjigjej:

– Nuk do të mundesh baba, nuk do të mundesh as të më vrasësh e as të më largosh nga Kur’ani!

Të pranishmit u shikuan mes vete dhe të gjithëve iu rëshkiti një buzqeshje nga buzët: Djali yt vdiq si musliman,- i thanë, e shqiptoi shehadetin pastaj vdiq. E tha shehadetin derisa ishte vetëm me gjysmë trupi!

Babai i lënduar nga humbja e të birit tha: Edhe unë dëshmoj atë që ka dëshmuar biri im,dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i tij!

Edhe babai i djaloshit të ndjerë e pranoi Islamin dhe ajo natë e errët tragjike përplot pikëllim u shndërrua në një natë gëzimi për të gjithë të pranishmit, që të ngazëllyer bërtitnin tekbire për të madhëruar dhe falënderuar Allahun xh.sh.

Edhe problemi u zgjidh, djaloshin e varrosën në varrezat e muslimanëve të prekur thellë nga ngjarja e pashembullt që e kishin dëshmuar.

Allahu ynë, na mundëso të kemi përfundim të mirë!

Ne të lutemi me gjithë zemër o Allah,
Që të vdesim me la ilahe il-lall-llah! (Shën. i përkth.)

Kjo është një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në një fshat të Egjiptit.

Nga arabishtja: Ensar Sinani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit