“Me heqjen e taksës Haradinaj humbë besimin e votuesve”

Mos i humb

Ministri i Tregtisë, i Turizmit dhe i Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Lajiç, ka thënë se për shkak të vënies së taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë, gjatë tre muajve të fundit në Kosovë janë plasuar 90 milionë euro më pak mallra se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas tij, shumë më shumë flitet për taksën si çështje politike,prandaj siç tha ai ky është problemi që edhe e ka stopuar dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Ai thotë se për taksën gjithnjë e më shumë po flitet si për një çështje të pazgjidhur politike dhe kjo, sipas tij, e pengon zhvillimin e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës.

“Ne më 21 shkurt do ta kemi bilancin e saktë të gjendjes se sa më pak mallra janë eksportuar. Deri më tash, për 80 ditë, janë eksportuar 90 milionë euro më pak mallra në Kosovë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Tregtia ka rënë në minimum ose po punon kontrabanda, sepse në Kosovë ka mallra serbe”, ka thënë për TV Pink Lajiç.

Lajiç ka thënë se mallrat serbe në Kosovë hyjnë nga Mali i Zi e Maqedonija. Ndër të tjera ai ka kujtuar se taksa po krijon krizë politike serioze.

“Dëmet ekonomike janë evidente. Taksa ka provokuar një krizë politike serioze në Kosovë. Ne tani nuk e dimë nëse Qeveria Haradinaj ta heqë taksën. Në këto momente kjo është pikëpyetje”, ka thënë Lajiç.

Lajiç mendon se taksa është faktor nga e cila varet rënia ose qëndrimi i Haradinajt në Qeveri, në të kundërtën nëse Haradinaj heqë taksën, ai do të humb besimin e shumë votues në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit