Më ka dërguar e ëma që të ma mësoni islamin (Tregim interesant)

Mos i humb

Një ditë, në një xhami të Parisit hyri një djalosh, i cili me nxitim shkoi tek imami i xhamisë dhe i tha:
Më ka dërguar e ëma që të ma mësoni Islamin.

Shumë mirë, por ku është e ëma? E pyeti imami i xhamisë, ngase donte të dinte se kush është ky djalosh.

Pa hezituar fare djaloshi i tha se e ëma po e priste jashtë. Se ajo është krishtere dhe nuk mund të hynte në xhami.

Imami, i befasuar, doli jashtë xhamisë të shihte se a është e vërtetë ajo që i tha djaloshi.

Tek dera e xhamisë pa një grua që priste, iu afrua dhe i tha:

A jeni ju e ëma e atij çuni që pak para hyri në xhami?

Po, unë jam e ëma e tij, u përgjigj gruaja.

Përse nuk hyni brenda dhe t’më tregoni pse e keni sjellë djalin tuaj që t’ia mësoj islamin?

Unë jam e krishterë, u përgjigj gruaja. Por, fqinja ime është muslimane. Fëmijët e saj, çdo ditë para se të shkojnë në shkollë, kur ndahen nga ajo ia puthin dorën.

Nga ata kurrë nuk kam parë ndonjë sjellje të keqe ndaj saj. Atyre asnjëherë nuk iu mungon lumturia. Prandaj këto janë arsyet pse e kam sjellë djalin tim që të mësojë tek ju. Merreni ju lutem dhe mësojeni. Shpresoj që edhe ky të sillet ashtu me mua!

Allahu na bëft shembull për të mirë, dhe kandil ndriçues që ua ndriçojmë rrugën të tjerëve./medialb.press/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit