Me kapuç në kokë, dalin PAMJET/ Si kaloi murin autori dhe vuri tritol poshtë makinës së ish-policit në Lezhë (EMRI)

Mos i humb

Greqia : Nis nga 1 qershori fushatë vaksinimit.

Organizmi grek i kontrollit të barnave EOF, ka dhënë dritën jeshile për vaksinimin vullnetar kundër tuberkulozit që prej datës 1 qershor.

Konfirmohen 26 raste pozitive në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 26 persona, të gjithë në Tiranë, duke e çuar...

Reagon Policia e Shtetit ndaj sistemit TIMS jashtë funksionit

Policia e Shtetit ka reaguar pas një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon. Në lidhje me...

Policia e Shtetit mesazh të rëndësishëm qytetarëve: Ja çfarë lejohet nesër, jo lëvizje me makina

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe...

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të sulmit me lëndë plasëse të banesës së ish-efektivit të policisë së Lezhës, Tonin Kolthi, ngjarje e ndodhur me 8 gusht të këtij viti në fshatin Spiten të Lezhës.

Në pamje duket një person me kapuç në kokë dhe tritol në dorë teksa i afrohet shtëpisë dhe kalon sipër murit rrethues, duke hyrë në oborr rreth orës 1 e 51 minuta të mëngjesit.
Më pas ai hedh lëndën plasëse në derën e banesës dhe kalon sërish murin dhe largohet me vrap drejt një automjeti që e pret në rrugën kryesore, i cili qëndron në rrugë derisa bëhet shpërthimi dhe në të njëjtën kohë qëllon me breshëri automatiku nga dritarja e makinës deri kur largohet përmes rrugës nacionale në drejtim të Milotit.

Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kolthi kanë qenë në gjumë, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk kanë marrë lëndime por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria po vijon hetimet, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.

Nga analizimi i pamjeve filmike të kamera të sigurisë ka qenë e pamundur identifikimi i autorit që kë hedhur lëndën plasëse dhe automjetit që duket në pamje.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një fitil zjarrpërcjellës dhe disa gëzhoja automatiku të gjetura në zonën përreth. Ish-efektivi Tonin Kolthi ka qenë për 10 vite pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe nga kjo detyrë u lirua në vitin 2013-të.

Me 2 maj të vitit 2016-të, Kolthit i është djegur dhe makina të cilën e ka pasur të parkuar në oborrin e shtëpisë, ndërsa edhe ajo ngjarje mbetet e pa zbuluar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë: ​Hapja e kufijve ajror dhe tokësor, do të vendoset në javën e ardhshme

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do vendosin...

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgon 31 tonë ndihma në Jemen

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka pranuar 16 tonë ilaçe dhe furnizime mjekësore nga OBSH, sipas agjencisë së lajmeve SABA.

Brazil, 1.124 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Brazili konfirmoi 1.124 vdekje në 24 orët e kaluara nga koronavirusi i ri (COVID-19). Ministria e Shëndetësisë e vendit...

Rusia kundërshton vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga OBSH

Maria Zakharova tha për agjencinë e lajmeve TASS se bota duhet të konsolidojë përpjekjet e saj për të luftuar pandeminë COVID-19.

SHBA, vazhdojnë protestat për të katërtën ditë për vdekjen e Floyd

Që nga e hëna kur Geroge Floyd vdiq pasi oficeri Derek Chauvin e shtriu për toke dhe ia vuri gjurin në qafë...