Më shumë vizitorë në sallonin e orëve në Gjenevë

Mos i humb

Sallonin e orëve të nivelit të lartë në Gjenevë të Zvicrës e kanë vizituar 20 mijë njerëz, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu, në hapje ishin regjistruar rreth 2500 të interesuar, përafërsisht njëjtë me vitin e kaluar.

Në sallonin e orëve janë ekspozuar 35 marka orësh, pesë më shumë se vitin e kaluar dhe 16 më shumë se tre vjet më parë. Disa nga pjesëmarrësit ishin parë kohët e fundit në Baselworld, takimi tjetër i industrisë së orëve.

Me rritjen e numrit të pjesëmarrësve në Gjenevë këtë vit, hapësira e ekspozitës u rrit me 20 për qind./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit