Media gjermane: Brukseli, plot me spiunë rusë dhe kinezë

Mos i humb

Brukseli është përplot me spiunë, sidomos rusë dhe kinezë, dhe shërbimet e sigurisë paralajmërojnë diplomatët për të shmangur bare të caktuara në afërsi të institucioneve të Bashkimit Europian, shkruan gazeta gjermane Welt.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shërbimit të Jashtëm Europian të Veprimit (EEAS), janë “të paktën 250 kinezë dhe 200 rusë që operojnë në kryeqytetin e BE-së”, tha një diplomat europian për gazetën gjermane.

Diplomatët konfirmojnë se janë paralajrëmuar për të shmangur disa bare, duke përfshirë një restorant popullor dhe kafene afër ndërtesës kryesore të Komisionit Europian dhe selinë-a EEAS.

Është raportuar se personeli i inteligjencës ruse dhe kineze kryesisht punojnë në ambasadat dhe zyrat e tregtisë të vendeve të tyre.

Përveç rusëve e e kinezëve në veçanti, edhe agjentët amerikanë dhe marokenë janë aktivë në Bruksel, thotë Welt. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit