Media izraelite: Takim i fshehtë Netanyahu-Sisi në Kajro

Mos i humb

 

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pretendohet se në mënyrë të fshehtë janë takuar në Kajro.

Televizioni izraelit “10” theksoi se tema e takimit mes Netanyahut dhe Sisit, i mbajtur më 22 maj, ka qenë armëpushimi afatgjatë në Gaza.

Siç thuhet, Netanyahu me avion privat, në shoqërim të këshilltarit dhe sigurimit, arriti në Kajro, ku ka qëndruar vetëm disa orë. Më pas, ai është kthyer në Tel Aviv.

Në takim theksohet se është biseduar për situatën në Gaza, ushtarët peng, masat për rritjen e punëve infrastrukturore, si dhe armëpushimin.

Institucionet zyrtare egjiptiane dhe izraelite ende nuk e kanë konfirmuar këtë informacion. Sisi dhe Netahyahu për herë të fundit u takuan në shtator të vitit të kaluar në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit