Media serbe: Në qershor SHBA-ja do t’i japë ultimatum Serbisë për njohjen e Kosovës

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe po e përgatisin shantazhin e fundit për Serbinë, njofton portali informer nga Beogradi.

Sipas këtij mediumi serb, i cili thotë të bazohet në burime të veta, amerikanët dhe britanikët në qershor nga autoritetet e Serbisë me ultimatum do të kërkohet që menjëherë të njihet pavarësia e Kosovës dhe për këtë, ankohet mediumi, Serbia nuk do të marrë asnjë koncesion.

Burimet, të cilat mediumi serb nuk i identifikon, thonë se në muajin e ardhshëm në Bruksel, planifikohet të organizohet “një Rambouillet i ri“ në të cilin Serbia do të vihet para aktit të kryer.

Amerikanët do të kërkojnë nga Beogradi zyrtar njohjen e Kosovës, ose, në të kundërtën, kërcënohen me ndërprerjen e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe me sanksione të reja ekonomike.

Sipas portalit, Washingtoni është fuqimisht i vendosur ta këpusë sa më shpejt nyjën e Kosovës sepse ka vlerësuar se përforcimi i Rusisë në Ballkan, sidomos në Serbi, është shqetësues./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit