Koreja e Veriut e ka cilësuar takimin Trump-Kim Jong un si një fitore të madhe për vendin me median shtetërore që raportojnë se SHBA do të heqë sanksionet.
Ai po ashtu njoftoi për fundin e papritur të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. Lëvizja, prej kohësh e kërkuar nga Peniani, është konsideruar si një lëshim i madh ndaj Koresë së Veriut dhe duket se i gjeti të papërgatitur acetatët e SHBA në rajon.
Pentagoni që atëherë është përpjekur të sigurojë aleatët e tij për angazhimet e palëkundura mbi sigurinë. Media koreanoveriore është rreptësisht e kontrolluar nga qeveria dhe raporton vetëm pozitivisht për aktivitetet zyrtare.
Ajo rrallë herë raporton për aktivitetet e liderit Kim Jong un në kohë reale. Por, takimi i të martës në Singapor, ishte në faqet e para të gazetave të mërkurën, me imazhe të shumta të Kim përkrah Donald Trump.
Një prej tyre e quante samitin, takimi i shekullit. Agjencia shtetërore e lajmeve publikoi një artikull entuziast në anglisht, duke i cilësuar bisedimet si një ndarje historike me të shkuarën. Ndërkohë, shumë vëzhgues perëndimorë kanë thënë se marrëveshja e arritur në samit, përmban lëshime domethënëse nga ana e SHBA ndërsa nuk ka asnjë angazhim të ri nga Koreja e Veriut dhe as detaje se si denuklearizimi do të arrihet.
Top Channel