Mediat në Serbi: Ambasadori rus nesër ia dorëzon Vuçiçit mesazhin urgjent të Putinit për Kosovën

Mos i humb

Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit do t’ia dorëzojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën.

Ambasadori rus, siç njofton gazeta serbe “Blic.rs”, të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta serbe shkruan se “Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiqit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”.

Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”.

Nga fillimi i karrierës së tij diplomatike, ambasadori i ri rus Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit