Mediat serbe: Franca, Gjermania dhe Holanda duan imponim të zgjidhjes për Kosovën

Mos i humb

 

Gjermania, Franca dhe Holanda po kërkojnë që të angazhohen si “asistentë” dhe të ndihmojnë përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federika Mogherinin në mënyrë që  t’ia “imponojnë” zgjidhjen më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve diplomatike dhe shton se struktura e  dialogut  Kosovë-Serbi do të përforcohet në prag të fazës finale të bisedimeve.

Sipas gazetës, brenda Bashkimit Europian kanë filluar të formohen dy blloqe, ata që janë të pakënaqur me  ngadalësimin e procesit dhe një grup i vendeve të udhëhequra nga Spanja, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe dëshiron që të njohin rrjedhën e negociatave të ardhshme në detaje, si dhe të  konsultohen në këtë proces.

Tutje, shkrimi thotë se vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e kanë konsideruar se  dialogu po zhvillohet larg syve të tyre. Peter Susko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë, i ka thënë “Novostit” se po presin nga dialogu që sa më shpejtë të sjellë rezultate të prekshme, të cilat do të mundësojnë përparimin në rrugën europiane për të dy vende./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit