Mediat serbe raportojnë se si do të “ndahet” Kosova

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk do të fliste prapë për shkëmbim territoresh, nëse nuk do ta kishte marrë sinjal të qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do ta mbështesin këtë, për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Beogradi dhe Prishtina  do të arrijnë marrëveshje vetëm pasi të përfundojnë zgjedhjet në Parlamentin Europian që janë planifikuar në muajin Maj. Sipas medieve serbe, në bisedimet Prishtinë-Beograd  deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare “rol kyç” do të kenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Danasi serb.

“Uashingtoni në vazhdimësi ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje përfundimtare mes vete, kjo bëhet e qartë edhe nga letra e fundit e presidentit amerikan Donald Tramp, dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të  Serbisë Aleksandër Viçiq. Shkëmbimi i territoreve për të cilat përsëri po deklarohet presidenti Thaçi, nënkupton që Beogradi t’ia jap Prishtinës Luginën e Preshevës në këmbim të Veriut të Kosovës dhe një status të veçantë për manastiret serbe, i  ashtuquajtura eksterritorialitet”, thonë diplomatët.

Nga ana tjetër Danas shkruan se zyrtarët e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje në pyetjen e drejtuar atyre sa i përket asaj nëse deklaratat e Thaçit për shkëmbim territoresh me Serbinë janë në kundërshtim me opozitën, pjesë e ekipit të dialogut në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.

Nga ana tjetër,  në qarqet diplomatike spekulohet se deklaratat e tilla të delegacionit të Kosovës “janë për përdorim të brendshëm-se si Kosova është konstruktive në vazhdimin e dialogut në Bruksel”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit