Mediat serbe shkruajnë për transformimin e FSK-së në ushtri, ja çfarë thonë!

Mos i humb

Në Serbi transformimi i FSK-së në Ushtri po interepretohet në mënyra të ndryshme.

Sipas disa analistëve të Beogradit, Ushtria e Kosovës përbën një kërcënim për serbët e veriut.

Eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare, Dragan Simeunoviç thotë se procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri është një proces i pamundur të ndalohet, ngase siç thotë ai, e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore, përfshirë edhe SHBA-të.

“Megjithatë, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për okupimin e veriut”, thotë Simeunoviç.

Ndërkaq, Igor Simiç nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të pamundura.

Sipas Simiç, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura, sepse të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”, thotë Simiç për gazetën “Kurir”.

Kujtojmë se me miratimin e tri projektligjeve për FSK-në në Kuvend, i është hapur rrugë transformimit të kësaj force në ushtri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit