Mediat serbe zbulojnë datën e arritjes së marrëveshjes Thaçi-Vuçiç!

Mos i humb

Mediat serbe shkruajnë se në fillim të vitit 2019 pritet që të dy presidentët, Thaçie Vuçiç ta prezantojnë marrëveshjen finale mes të dyja vendeve

Kryetari i i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, gjatë mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm të partisë tregoi kohën që sipas tij, do të ndodh korrigjimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Jeremiç tha se kjo do të ndodh në fillim të vitit 2019, pasi që presidentët e të dyja vendeve do ta prezantojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në tremujorin e parë të muajit të ardhshëm.

Sipas tij, edhe pse presidenti, Aleksandar Vuçiç nuk e ka përkrahjen e popullit serb për këtë ide, përsëri vazhdon ta mbështesë korrigjimin e kufijve, transmeton lajmi.net. Siç thotë ai korrigjimi nënkupton një mundësi që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).

Madje siç u shpreh Jeremiç, “korrigjimi është edhe fillimi i krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe,”.

“Në të drejtën ndërkombëtare, nuk ka asgjë që mund të parandalojnë dy anëtarë të OKB-së të bashkohen në një shtet të vetëm. Kur flasim për Shqipërinë e Madhe, i’u them se është rrezik i afërt dhe real”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit